Shqipëria zyrtarisht në Europian, shqiponjat drejt Berlinit!

Shqipëria edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Kuqezinjët barazuan sonte 1-1 në udhëtim ndaj Moldavisë.

Shqipëria kishte epërsinë që nga minuta e 25-të, kur Sokol Cikalleshi shënoi nga penalltia. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Djelmoshat e Sylvinhos nuk arritën të mbanin epërsinë deri në fund, pasi Moldavia barazoi rezultatin në minutën e 87-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close