Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë ka sjellur sot në program katër ndeshje të xhiros së 14-t. Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja, përderisa Struga Trim Lum pëson humbje në Strumicë nga Brera.

Skuadra e Ardian Nuhiut, arriti të fitojë falë golit të Bruno Ditës të shënuar në minutën e 15-të. Kampionët u mposhtën me golat e Ribaudos dhe Jankulovit, ndërsa për Strugën golin e vetëm e shënoi Neziri.
Fitore ditën e sotme morën edhe Gostivari dhe Voska Sport. Ekipi nga Ohri mundi në kryeqytet Vardarin me rezultat 2:1, përderisa Gostivari falë golit të Antimwen të shënuar në minutën e 13-të fitoi ndaj Bregallnicës.
Elita vendore vazhdon nesër me dy ndeshje tjera si Sileksi – Shkupi dhe Rabotniçki – Makedonija Gjorçe Petrov, të cilat luhen nga ora 13:00.

