Struga Trim Lum do të jetë mysafire e Voska Sport në duelin e xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor.

Kampionët për ndeshjen e sotme do të kenë një mungesë të rëndësishme. Besmir Bojku nuk mund të llogaritet nga trajneri Shpëtim Duro, pas mesfushori strugan është dënuar nga Komisioni i Garave me dy ndeshje pas atij kartoni të kuq ndaj Bregallnicës në Shtip (17.09).
Lajm i mirë te Struga është rikthimi në mesfushë i Hristijan Georgievskit, që pritet të zëvendësojë denjësisht Bojkun.
Ndeshja Voska Sport – Struga nis nga ora 15:00.

