Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

Vincenzo Montella është zgjedhur trajneri i ri i kombëtares turke, duke zënë vendin e Stefan Kuntz. Trajneri italian ka firmosur pak ditë më parë kontratën deri në vitin 2026 dhe sipas “Fanatik”, marrëveshja përfshin një klauzolë të veçantë.

Federata e Futbollit i ka kërkuar teknikut italian që të jetojë në Turqi! Udhëtimet e trajnerit jashtë vendit do t’i nënshtrohen një autorizimi, ndërkohë që raportohet se vetë Montella menjëherë ka filluar që të kërkonte një shtëpi në Stamboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close