Vritet presidenti i një klubi në Kolumbi! U qëllua për vdekje në makinë, teksa po shkonte në shtëpi me vajzën e tij

Presidenti i Tigres, një klub në divizionin e dytë të Kolumbisë, u qëllua për vdekje në Bogotá, pas humbjes së ekipit kundër Atlético FC, të shtunën e kaluar. 

Édgar Páez, 63 vjeç, po shkonte në shtëpi me makinë, me vajzën e tij, kur dy burra me motor e goditën, ende afër stadiumit. Vajza ka shpëtuar e padëmtuar dhe policia ka nisur hetimet.

“Familja Tigres dhe i gjithë komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga ajo që ndodhi”, shkruan klubi në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.

Edhe Federata kolumbiane ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi dhe la një mesazh ngushëllimi drejtuar klubit, familjes dhe miqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close