Futbolli në Rusi do të rinis me 21 qershor. Pas një pauze 3 mujore për shkak koronavirusit, kampionati rus synon të zhvillojë 8 xhirot e mbetura për një muaj dhe të mbyll sezonin me 22 korrik. Numri një i federatës së futbollit të Rusisë, Sergei Pryadkin ka thënë se ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Finalja e Kupës së Rusisë është përcaktuar të luhet me 25 gusht.
Ndërkohë nuk do të ketë ndeshje plej of përsa i përket rënies dhe zbritje nga kategoria, me dy vendet e fundit që do të bien në një kategori më poshtë dhe dy të parat e kategorisë së dytë do të inkuadrohen në Premier ligën ruse. Gjithashtu edhe në elitën ruse do të aprovohet rregulli i ri për të kryer 5 zëvendësime në një ndeshje.


