Asllani debuton jo mirë në Champions me Interin, Inzaghi i del në mbrojtje!

Interi shkëlqeu në derbin ndaj Milanit në fundjavë, shkatërroi rivalët e përjetshëm 5-1, teksa përballë Real Sociedad vuajti dhe vetëm në fund evitoi humbjen. Kapiteni Lautaro Martinez shënoi tri minuta përpara fundit të takimit, duke i dhuruar skuadrës së Simone Inzaghit barazimin 1-1 në takimin e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Përballje të cilën Kristjan Asllani e nisi si titullar, por mesfushori shqiptar nuk e shfrytëzoi si duhet këtë mundësi. Dhe përballë kundër baske nuk zhvilloi paraqitjen që pritej. Asllani dhe Marko Arnautovic janë përballur me kritika për performancat e tyre kundër Sociedadit. Por, trajneri Simone Inzaghi u doli në mbrojtje dy futbollistëve të tij.

Asllani debuton jo mirë në Champions me Interin, ja çfarë

“E kisha parashikuar që do të vuanim dhe që do e kishim të vështirë. U përballëm me një skuadër me vlera. U treguam të aftë që mbetëm në ndeshje, edhe pse për një orë nuk luajtëm aspak mirë. Pikë e çmuar për ne kundër një skuadre të bukur”, theksoi Inzaghi, i cili vijoi edhe me zgjedhjet e bëra në formacionin titullar. “Është e lehtë të flasësh pas ndeshjes. Bëra katër ndryshime, sepse ishim të lodhur, edhe pse shkak të impenjimeve të lojtarëve me Kombëtaret e tyre.”

“Faleminderit Sommer, na ndihmoi me pritjet e tij. Nuk mund t’ua vëmë fajin 2-3 lojtarëve. Të gjithë duhet të bënin më shumë, edhe unë. Mos të harrojmë t’i japim meritat që u takojnë edhe kundërshtarëve tanë”, deklaroi trajneri i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close