Jude Bellingham shënoi në ndeshjen e tij të katërt për Realin, këtë herë në kohën shtesë në një fitore të kthimit 2-1 kundër Getafes.

Madje, kjo ishte edhe hera e parë që 20-vjeçari anglez luante në “Santiago Bernabeu” të rinovuar, i cili pas finales së ndeshjes zbuloi se nuk ka përjetuar kurrë një moment më të fuqishëm në futboll se ky.
“Momenti i golit është më i zhurmshmi që kam dëgjuar ndonjëherë. Kur tifozët kënduan ‘Hey Jude’ doja të ndaloja dhe t’i dëgjoja. Më dridheshin këmbët. Më morën emocionet për ato momente”, tha ai konkretisht dhe shtoi:
“Sa herë që kam bërë diçka të mirë kam ndjerë mbështetjen e njerëzve. Nuk e di se çfarë kam bërë për ta merituar atë. Shpresoj se mund të vazhdoj të kontribuoj.”

