Hearn: Usyk-Chisora mund të zhvillohet jashtë kufijve të Britanisë së Madhe

Një nga duelet e peshave të rënda në boks që pritej me padurim ishte edhe ai mes Chisora dhe Usyk.

Dueli planifikohej të zhvillohej në Britani të Madhe, por sipas fjalëve të fundit të Hearn, si pasojë e pandemisë, dueli mund të zhvillohet në ndonjë tjetër vend.

“Kam biseduar me përfaqësuesit e Usyk dhe po shikojmë për alternativa për vendin”, ka thënë Hearn.

“Janë një numër vendeshe tani që thonë: Ne duam të kthejmë sportin dhe t’i tregojmë botës se jemi të hapur për biznes”, shtoi promotori për ‘Sky’, transmeton lajmi.net.

“Kjo mund të aplikohet për një duel mes Usyk dhe Chisora”, ishin fjalët e britanikut.

Drejtuesit e boksit në Britani të Madhe janë optimistë se sporti i tyre mund të rifillojë në korrik. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close