Sipas raportimeve të ‘Vienna AP’, liderët e Superligës së Austrisë, LASK Linz, po përballen me akuzat se kanë thyer rregullat e stërvitjeve, gjatë pandemisë Covid-19, transmeton lajmi.net.

Klubet austriake janë të lejuara të mbajnë vetëm seanca stërvitore në grupe të bogla, duke respektuar rregullat e distancës sociale, para se të kthehen në stërvitje të plota.
Por, krerët e ligës thonë se kanë pranuar disa video ku shihen seancat e rregullta stërvitore, të cilat nuk duhej të zhvilloheshin në atë kohë.
Dënimi për LASK pritet të jetë me pikë, ose rënie e detyruar nga liga.
Kujtojmë se për të njëjtë gjë mbrëmë është akuzuar edhe skuadra e FC Prishtina, në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/

