Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut të dielën hap siparin për sezonin e ri garues. Ky edicion do të hapet me dy super sfida si Struga – Gostivari dhe Voska Sport – Shkëndija. Kampionët në fuqi pretendojnë fitore para publikut vendas, në një përballje që do të japë që në start sinjalet e para në luftën për titullin e kampionit. Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe në Ohër, ku debutuesit e Voska Sportit do të kenë përballë kuqezinjtë e Tetovës në një përballje ku të dyja skuadrat shqiptare dëshirojnë fitore. Takimet Struga – Gostivari dhe Voska Sport – Shkëndija do të luhen të dielën me fillim në orën 17:00. Në të njëjtën kohë luhen edhe takimet Tikveshi – Makedonija Gjorçe Petrovi, Bregallnica – Sileksi si dhe Brera Strumica – Vardari. Ndërkohë ndeshja e vetme dhe e fundit që e mbyll këtë xhiro do të luhet ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit, të hënën.


