Besart Rexhepi, tifozi besnik i Shkëndijës së Tetovës që nuk mungon në asnjë seancë stërvitore te klubit kuqezi, së fundmi është befasuar nga ana e drejtuesve të skuadrës tetovare. Në seancën e fundit të kuqezinjëve, teksa po bëhej gati të ulej në vendin e tij te tribuna e stadiumit të vjetër në Tetovë, ku Shkëndija i zhvillon stërvitjet, përfaqësues të klubit e kanë surprizuar, duke i dhuruar një fanellë të personalizuar “B. Rexhepi” me numrin e tij të preferuar 7.



