Onana ‘zhgënjen’ në ‘Old Trafford’, pëson gol nga mesi i fushës

Nuk ka shkuar aspak mirë debutimi i Andre Onanës në “Old Trafford” përpara syve të tifozëve të Manchester United, skuadër ku gardiani kamerunas u transferua në gjysmën e dytë të korrikut.

Në miqësoren ndaj Lensit, gardiani kamerunas pësoi një gol nga mesi i fushës, pas një goditjeje perfekte nga futbollisti i francezëve, Sotoca, i cili shfrytëzoi faktin që Onana kishte dalë pak nga porta.

Natyrisht për vetë mënyrën si erdhi goli nuk mund të fajësohet portieri kamerunas, që gjithsesi ishte brenda zonës së 16-shes, por më shumë duhet vlerësuar goditja perfekte e futbollistit francez.

Ndërkohë, Manchester United ia doli të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë me anë të Rashford, Anthony e Casemiros, duke fituar ndeshjen me shifrat 3-1 dhe bërë më të lehtë zhgënjimin e Onanës për golin e pësuar.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close