Ardit Iljazi firmos me Teutën

Ardit Iljazi është lojtari më i ri i Teutës. Mbrojtësi është prezantuar nga skuadra durrsake pasditen e së premtes, me 23-vjeçarin i cili sezonin e shkuar u aktivizua me Erzenin. Paraqitjet e mira me skuadrën nga Shijaku kanë bërë që Teuta t’i bëjë vend në skuadër, me trajnerin Diego Longo që ka dhënë miratimin e këtij afrimi.

Iljazi ka luajtur më parë me Shkupin, para se të vinte në kampionatin shqiptar e do të kërkojë që te Teuta të bëjë mirë, për të provuar një eksperiencë më pas jashtë vendit.

Teuta po përgatitet prej kohësh nën urdhrat e italianit Longo, i cili ka si synim që të rikthejë shkëlqimin te Teuta. “Bregdetarët” do e nisin kampionatin ndaj kampionëve në fuqi, Partizanin, teksa pritet që kjo përballje të jetë dhe sfida hapëse e sezonit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close