Adidas “vesh” me miliona Manchester United, rinovohet kontrata

Marrëveshja e re do të lidhë ‘Djajtë e Kuq’ dhe gjigantin gjerman të veshjeve sportive deri në vitin 2035, me një rritje të vlerës së kontratës prej 20% krahasuar me marrëveshjen e mëparshme.

“Marrëdhënia mes Manchester United dhe Adidas është një nga më ikonat në botën e sportit,”- tha të hënën shefi ekzekutiv i United, Richard Arnold.

Harold theksoi gjithashtu marrëdhënien e klubit me markën, e cila i ka rrënjët në fund të viteve 1980 dhe e cila “ka rikrijuar veten gjatë dekadës së fundit me disa nga dizajnet dhe teknologjinë më inovative në botën e veshjeve sportive”.

Adidas “vesh” me miliona Manchester United, rinovohet kontrata...

Marrëveshja e fundit nisi në sezonin 2015-16, megjithëse Adidas kishte qenë tashmë një furnizues i ‘Djajve të Kuq’ edhe midis viteve 1980 dhe 1992.

Manchester United e nënshkruan këtë marrëveshje, pasi mund të luajë sërish Champions League sezonin e ardhshëm dhe ndërkohë që Glazers, pronarë të United, janë në kërkim të një blerësi për klubin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close