Skuadra e Gostivarit është duke kryer fazën përgatitore në Turqi, ndërsa në kuadër të programit ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë kontrolluese.

Ndeshjen e fundit, Gostivari e luajti me Gaziantepin, e cila sfidë u mbyll me barazim 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.
Pepi Georgiev në minutën e 56-të kaloi në epërsi Gostivarin, ndërkohë golin e barazimit turqit e realizuan në minutën e 81-të përmes Ilker Karakash.

