Paulo Bento është trajneri i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Trajneri portugez, i cili së fundi ka drejtuar ekipin e Koresë së Jugut, është prezantuar pasditen e sotme në Dubai, në një konferencë për shtyp, në të cilën tashmë ka treguar për atë që do të vijë, përkatësisht kualifikimin në Botërorin 2026.

“Duhet të jemi ambiciozë për të arritur qëllimet tona dhe do të prezantojmë eksperiencat tona më të mira. Kam informacion të mjaftueshëm për kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kemi përpara një turne në janar dhe kualifikueset për Botërorin 2026 gjithashtu. Ne do të fillojmë punën për të ndërtuar një ekip të mirë dhe të qëndrueshëm”, tha 54-vjeçari.


