Asgjë nga transferimi te Shkëndija, Spirovski firmos me tjetër klub

Asgjë nga transferimi i Stefan Spirovski te Shkëndija. Emri i reprezentuesit të vendit tonë, ishte ndërlidhur për një transferim te Shkëndija e Tetovës për të zëvendësuar Kamer Qakën në rast largimi, por Spirovski ka gjetur tjetër skuadër. Ai firmosur me Etnikos Ahna në Qipro.

Për Spirovskin ky është një rikthim në futbollin qipriot, pasi më parë ka luajtur për AEK Larnakan.

32-vjeçari nga Manastiri gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të ndryshme si Pjuniku, Mariupoli, Hapoel Tel Avivi e Farencvaroshi, përderisa në kampionatin vendor ka qenë pjesë e vardarit, Rabotniçkit dhe Pelisterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close