Mbyllet aventura e Mata-s në Turqi, mesfushori nuk rinovon me Galatasaray-n

Juan Mata dhe Galatasaray ndajnë rrugët.

Mesfushori spanjoll, i cili ka veshur fanellën e klubit turk në sezonin që sapo ka përfunduar, ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij e cila i skadoi më 30 qershor.

Me Galatasaray-n, Mata numëron 17 paraqitje, ndërsa shënoi 3 gola.

35-vjeçari tashmë është një lojtar i lirë dhe po kërkon për skuadrën e së ardhmes, pas një karriere në të cilën ka veshur fanellat e Real Madrid, Valencia, Chelsea dhe Manchester United dhe ka fituar një Kupë Bote dhe një Kampionat Evropian me Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close