Lionel Messi dhe Sergio Busquets nuk kanë ardhur për pushime në Inter Miami, ka siguruar trajneri i tyre i ri Tata Martino. “Ndodh, madje edhe neve, ta lidhim Majamin me pushimet. Nuk është kjo. Ne duam të jemi konkurrues. Asnjë futbollist nuk do të vijë këtu pa dashur të jetë konkurrues”.

Edhe për ish-trajnerin e Barçës dhe Argjentinës, MLS-ja është një sfidë. “Gjithmonë e kam gjetur mundësinë tërheqëse. Mendoj se MLS po evoluon vazhdimisht. Fakti që lojtari më i mirë në botë vendos të luajë në këtë ligë, sigurisht që do të hapë perspektiva të reja”.
Messi duhet të debutojë më 21 korrik, në një ndeshje të Kupës së Ligës, një kompeticion mes klubeve amerikane dhe meksikane.

