KF “ES” nga Kamjani hynë në fazën e fundit të përgatitjeve për Turneun e 40-të jubilar “Dana Cup 2023” 

Një skuadër e futbollit nga vendi ynë bëhet gati për pjesëmarrje në turne prestigjioz në Danimarkë.
Nga data 24 deri më 29 korrik në qytetin Hyorring të Danimarkës me moton “Dana Cup & Loja e bukur e futbollit“ zhvillohet edicioni jubilar i 40-ti me radhë i turneut të futbollit për grup-moshat e reja. Në turneun e njohur ndërkombëtarë “Dana Cup 2023”, si gjithmonë pjesëmarrja është masovike dhe sërish do të marrin pjesë mbi 1200  ekipe nga 40 vende të botës. Diçka e filluar një vit me parë do të vazhdohet edhe tani dhe tashmë është konfirmuar se pjesë e turneut të njohur në Danimarkë do të jetë edhe shkolla e futbollit “ES” nga fshati Kamenjan i komunës së Bogovinës. Klubi i formuar vite më parë nga vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani vazhdon të rritet në të gjitha aspektet dhe pjesëmarrja për të dytin vit me rradhë në ”Dana Cup” flet për seriozitetin e drejtuesve në ndërtimin e një shkolle stabile të futbollit për moshat.

Nëse vitin e shkuar kur si debtues në ”Dana Cup” morrën pjesë me një gjeneratë, kësaj rradhe ekipi “ES” do të përfaqësohet me dy gjenerata futbollistësh të lindur në vitet 2011 dhe 2007.

Vëllezërit Sinani përveç djemve që kanë në ekip, për turneun ”Dana Cup” kanë grumbulluar si ”huazim” edhe lojtarë cilësorë nga ekipe tjera. Në drejtim të përgatitjes sa më të mirë të skuadrave për turneun prestigjioz, trajnerët e “ES”-it organizojnë ndeshje kontrolluese ku lojtarët njihen më së miri ndërmjet veti me lojën që do kërkojnë ta aplikojnë në Danimarkë.

Kemi nderin që të jemi pjesë e edicionit jubilar i 40-ti me radhë “Dana Cup”, andaj tani më dy javë kemi filluar përgatitjet për pjesëmarrje në këtë turnir prestigjioz ku marrin pjesë ekipe nga 40 vende të botës. Vitin e kaluar u shpallëm si ekip më e disiplinuar prandaj kemi obligim shtesë që në këtë vit jubilar të prezantohemi në nivel më dinjitoze ”, tha Burim Sinani, që shtoi se ekipi kryesisht do të përbëhet nga futbollist vetanak dhe të përforcuar edhe me lojtar nga ekipet e Shkëndijës, Renovës, Teteksit dhe Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close