Si në merkaton e kaluar verore, edhe këtë verë, Kilian Mbape do të jetë sërish në qendër të vëmendjes. Arabët e PSZH-së kërkojnë të paktën 200 milionë euro, teksa për momentin pretendentët kryesorë për shërbimet e tij, Real Madrid nuk po lëvizin në mënyrë konkrete. Nga ana tjetër, Liverpulli është shfaqur në skenë dhe sipas mediumit “Marka”, anglezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 300 milionë dollarë për të transferuar Mbapen në “Enfild”. Sipas një agjentit të FIFA-s, pritet që në javën e ardhshme të ketë të reja në këtë drejtim me Liverpullin që e kanë marrë seriozisht çështjen “Mbappes”, teksa edhe më herët anglezët kanë shfaqur hapur interesin për sulmuesin. Mbetet për t’u parë tashmë nëse kjo lëvizje do të ngjallë reagim edhe nga ana e Real Madridit.


