Fredi Alvarez prezantohet te skuadra e re në Tajlandë (VIDEO)

Njëri nga futbollistët më të mirë të huaj që ka luajtur në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Freddy Alvarez, vendosi për një sfidë të re në karrierën e tij, duke u larguar nga Shkupi pas përfundimit të sezonit.

Mesfushori nga Kostarika do të vazhdojë karrierën në Tajlandë, ku iu bashkua BG Patum United. Skuadra që përfundoi në mesin e tabelës në kampionat sezonin e kaluar u krenua me blerjen e Alvarez,
i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit sezonin e ardhshëm.

VIDEO PREZANTIMI I ALVAREZIT

28-vjeçari ishte pjesë e Shkupit që nga sezoni 2020/21, arriti të fitoj titullin në elitë dhe statistikisht ishte mesfushori më dominues në atë periudhë. Sezonin e kaluar Alvarez luajti 29 ndeshje në kampionat, shënoi dhjetë gola dhe dhuroi 20 asistime.

Sfidën e re në BG Patum ai do ta nisë në gusht, me fillimin e sezonit të ri, me klubin do të luajë edhe kualifikueset për play-off në Ligën e Kampionëve Aziatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close