“Modrici shkupjan” transferohet në Kroaci

Rabotniçki vazhdon të prodhojë futbollistë për tregun jashtë kufijve të Maqedonisë, ndërsa i rradhës që transferohet nga kjo skuadër në Kroaci, është talenti shqiptar, Feta Fetai.

18 vjeçari ditëve në vijim pritet të udhëtojë drejt Kroacisë, ku fillimisht do ti kalojë testet mjekësore, që më pas të prezantohet me fanellën e skuadrës kroate, që njihet për kultivimin e talentëve të rinj të futbollit.

Aktualisht pjesë e Lokomotivës së Zagrebit janë edhe tre futbollistët shqiptarë, si Indrit Tuci, Art Smakaj dhe Jon Mersinaj, ndërsa në të kaluarën ka pasur edhe futbollistë të rinj nga Maqedonia që kanë luajtur për këtë skuadër.

Fetai edicionin e fundit me “romantikët” u paraqit në 13 ndeshje, derisa debutimin e tij e bëri me 27 nëntor të vitit të kaluar kundër Makedonija GJ.P, kur ishte vetëm 17-vjeç e gjysëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close