Kampionët ndahen me barazim!

Skuadra kampione e vendit tonë, Struga Trim Lum, ndeshjet kontrolluese i ka nisur me barazim. Skuadra e udhëhequr nga Shpëtim Duro barazoi 2:2 me kampionët e Kosovës, Ballkani, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Ohër.

Ndeshja pati një start të zjarrtë, teksa brenda 14 minutave u shënuan që të gjithë golat e këtij takimi, nga i cili në fund dolën të kënaqur që të dy trajnerët, Duro dhe Daja, dy miq të vjetër këta dhe ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptarë.

Ballkani brenda 4 minutave të para ndëshkoi dy herë kampionët tanë, që u kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë, duke realizuar dy gola brenda 6 minutave.

Ishte Bunjamin Shabani, ai i cili në minutën e 8-të barazoi shifrat, ndërsa 6 minuta më pas golin e dytë për skuadrën tonë e shënoi Marjan Radeski.

Pjesa e dytë prodhoi disa mundësi para të dyja portave, mirëpo rezultati mbeti i pa ndryshuar.

Ndeshjen e rradhës miqësore, Struga Trim Lum do ta zhvillojë me datë 30 qershor në Pogradec kundër kampionëve të Shqipërisë, Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close