Ekskluzive, Besir Demiri largohet nga FC Shkupi

FC Shkupi mbetet edhe pa një lojtarë të rëndësishëm. “Sportmania” ekzkluvisht mëson se Besir Demiri ka mbyllur aventurën në Çair dhe në këtë merkato do të kërkojë një ambient të ri. Shkupjani i kë dhënë fund qëndrimit në Çair, me Shkupin që nuk do ta ketë në radhët e veta mbrojtësin e majtë për ndeshjet europiane që e presin këtë verë.

Besir Demiri te Shkupi erdhi verën e vitit të kaluar, me të cilët firmosi kontratë dy vjeçare. Para se të rikthehet te Shkupi, 28 vjeçari ishte pjesë e Dinamo Tiranës, ndërsa më herët luajti edhe për Kukësin, Zhilinën, Mariupolin, Vardarin dhe Shkëndijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close