I larguar ditë më parë si kampion nga Struga Trim Lum ku luajti dy vitet e fundit, duket se sulmuesi anësorë nga Shkupi nuk do ta ketë të vështirë të gjejë skuadër të re. Suhejl Muharrem ka brenga të “ëmbëla” pasi që e duan te Skenderbeu i Korçës, por edhe te Voska Sport. Drejtuesit e dy skuadrave kanë manifestuar respekt për anësorin që la pas një pranverë shumë pozitive me Strugën, duke rilindur në aspekt të futbollit nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro. Këto paraqitje e kanë “prezantuar” këmbëshpejtin te tjera ekipe dhe ditët në vijim do të tregojnë nëse Muharrem do të vazhdojë të luajë në futbollin tonë, apo për herë të parë në karrierë do të kalojë në Shqipëri.


