Onana: Kam frikë vetëm zotin, City duhet ta dëshmojë se janë skuadra më e mirë

Portieri i Interit, Andre Onana ka folur para finales së Champions League ndaj Manchester Cityt.

Onana u shpreh se është i sigurt në vetvete për finalen e madhe, ndërsa shtoi se ka frikë vetëm zotin dhe atë nuk e sheh në fushë.

“Ata janë ndoshta skuadra më e mirë në botë, por do të duhet ta dëshmojnë. Personalisht jam i qetë, pse të mos jem i qetë? Nuk kam presion mbi mua. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Sigurisht që ata do të kenë më shumë presion, por ky është futbolli. Unë i frikësohem vetëm Zotit. Burrat janë burra. Mundësia e penalltive? Nuk e di kush do t’i gjuajë, por ndihem mirë nëse mendoj për këtë mundësi”-deklaroi portieri i “zikaltërve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close