Ekskluzive, KF Besa synon Ligën e Parë, transferon Armend Alimin dhe Burim Sadikin!

KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit ka bërë dy goditje “Big” në këtë merkato. “Sportmania” ekskluzivisht mëson se dy emra të njohur të futbollit tonë si Armend Alimi dhe Burim Sadiki kanë arritur marrëveshje për transferim te KF Besa. 

Alimi dhe Sadiki pritet të prezantohen të hënën nga klubi pasi të firmosin kontrat. Dy prurjet e mëdha tregojnë se KF Besa ka përpiluar një projekt serioz për sezonin e ri, duke bërë synim inkuadrimin në Ligën e Parë. 

Alimi dhe Sadiki do të jenë vetëm përforcimet e para, pasi Besa është duke punuar për të sjell edhe emra tjerë në skuadër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close