Edis Maliqi largohet nga Struga Trim Lum 

Edhe një largim tjetër nga kampionët e vendit në futboll. Edis Maliqi është futbollisti i radhës që largohet nga Struga Trim Lum. Palët nuk kanë arritur akordin për të vazhduar bashkëpunim dhe futbollisti i krahut të djathtë ka lëshuar kampin e kampionëve para ndeshjeve europiane, për të kërkuar një ambient të ri gjatë kësaj merkatoje. 

Edis Maliqi te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit të kaluar, ndërsa para saj ishte pjesë e Dinamo Tiranës në Shqipëri. 

28 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkupin, Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Lokomotivën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close