Kuqezinjtë tetovarë përmes një komunikate zyrtare kanë konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Mustafa Mujezinoviçin.

Një ditë pasi Ardian Nuhiu u konfirmua trajner i ri i Shkëndijës, vjen vendimi i parë në fondin e futbollistëve. Shkëndija me një komunikatë të postuar në faqen zyrtare konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Mustafa Mujezinoviç. 30 vjeçari nga Bosnja e Hercehovina dhe klubi kanë ndërprerë me konsesus kontratën dhe futbollisti del si agjent i lirë në merkaton e verës.
Nga KF Shkëndija kanë falemenderuar Mujezinoviçin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar gjitha të mirat në të ardhmen.

