Pas zyrtarizimit të futbollistëve të larguar, nga FC Shkupi sot kanë prezantuar prurjen e parë për merkaton e verës. Arbi Vosha edhe zyrtarisht vishet bardhekaltër. Shqiptari në Çair vjen nga radhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, aty ku e ka nisur edhe karrierën e tij profesionale në futboll, ndërsa vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë të vendit tonë. Vosha me Makedonija Gjorçe Petrovin ishin fitues të Kupës së Maqedonisë, ndërsa të njejtin trofe e fitoi edhe vitin e kaluar me të njejtin ekip. Arbi Vosha është lider edhe te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë.


