Portieri i Shkupit dhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Kristijan Naumovski në fund të sezonit largohet nga Çairi, për tu tranaferuar në Tajlandë.

Naumovski që ishte i shkëlqyer në derbin me Shkëndijën të zhvilluar në fundjavë, ku priti edhe penalltinë e Çinarit, pas triumfit u ka dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve dhe ka paralajmruar largimin e tij drejt Tajlandës.
Së bashku me portierin 34 vjeçar drejt Tajlandës do të transferohet edhe njëri nga lojtarët më të mirë të Shkupit, Fredy Alvarez.

