Berna dhe Edi vazhdojnë ti mbrojnë titujt kampion në xhudo  

Berna Sherifovska dhe Edi Sherifovski vazhdojnë me suksese në sportin e xhudos. 

Berna ka arritur që të mbrojë titullin e kampionit në xhudo në Kampionatin Shtetëror të Maqedonisë, duke marrë vendin e parë. Për Bernën ky ishte titulli i 10-të kampion që fiton në garat shtetërore. Ndërkohë për Edin ishte titulli i 11-të, duke mos pasur konkurencë në kategorinë e tij. 

Kujtojmë se Edi Sherifovski në fillim të këtij muaji ishte pjese e turneut Grand Slam në Antalia të Turqisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close