Marash Kumbulla ka mbyllur sezonin para kohe. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme të Romës ndaj Milanit, e cila u mbyll me barazim 1:1. Kumbulla ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe i njejti pritet të mungojë rreth 5 deri në 7 muaj. “Jemi pa fat dhe tani i dëmtua edhe Kumbulla, që me 100% nuk do ta shoh më në fushë këtë sezon. Dua të uroj skuadrën e femrave të Romës për titullin dhe ndoshta kanë ndonjë mbrojtëse që ta marrim ne në ekip, pasi jemi në emergjencë”, deklaroi pas ndeshjes Murinjo, duke konfirmuar kështu edhe lëndimin serioz të 23 vjeçarit shqiptar. Kujtojmë se Roma për momentin mban pozitën e 6-të me 57 pikë të tubuara.


