Shkupi në xhiron e 29-të të elitës do të përballet me Bregallnicën në Çair. Nga tabori i kampionëve në fuqi, para kësaj sfide, ka folur mesfushori Ali Adem, i cili mes tjerash ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë, por tri pikë duhet fituar patjetër.

“Do të jetë ndeshje tepër e vështirë për ne, por besoj se në Çair fitorja do të jetë e yna dhe të harrojmë ndeshjen e fundit me Tikveshin. Jemi maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar për fitore, seose nuk kemi të drejtë të humbim pikë, përndryshe çdo rezultat tjetër për ne do të jetë dëshpërues.

