Struga Trim Lum nesër në për xhiron e 29-të të Ligës së Parë të vendit do të pret Tikveshin e Kavadarit. Në pragë të ksaj ndeshje, nga radhët e struganëve ka folur kapiteni, Bunjamin Shabani.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, përvec fitores. Duhet seriozisht ta marrim çdo ndeshje, pra edhe këtë me Tikveshin. Nuk guxojmë të themi se pikët i kemi fituar prej përpara lojës. Unë pres një paraqitje të suksesshme dhe normalisht tre pikë”, tha për Open-TV Shabani, i cili po kalon një formë shumë të mirë
“Për ne janë sikur pesë finale. Jemi përgatitur për të gjitha ndeshjet, kemi tre pikë epërsi prej Shkëndijës. Jemi shumë afër suksesit historik. Është mundësi e artë për Struga Trim Lum që të triumfojmë në të dyja frontet-kampionat dhe kupë. Kam besim të madh tek vetja dhe bashkëlojtarët e mi”, përfundoi kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani.
Ndeshja Struga Trim Lum-Tikveshi do të luhet nesër në orën 16:00.

