Kumanova e etur për futboll, sot gjithë në stadium për Bashkimin

Sot në orën 16:00 në Kumanovë luhet derbi i Ligës së Tretë, Bashkimi-BVK Konjare, ndërsa spektakël paralajmërohet në tribuna ku pritet numër i madh i grupit të tifozëve “Ilirët”. Ndeshja ka rëndësi të madhe për vendin e parë e që sjell inkuadrim në Ligën e Dytë. Kthimi eventual në skenën serioze futbollistike në vend ka entuziazmuar kumanovarët, pasi ka kohë që Bashkimi i mungon futbollit të kësaj ane të vendit. Inkuadrimi i mundshëm në Ligën e Dytë do të sillte një Bashkim serioz, sepse që tani ka paralajmërime nga afaristë të ndryshëm nga vendi e jashtë për të mbështetur finansiarisht ekipin.

Prandaj ndeshja e sotme fiton në vlerë, e për të ndihmuar KF Bashkimin të arrijë objektivin, nga klubi apelojnë që i madh e i vogël në orën 16:00 të gjenden në tribunën e stadiumit të KF Bashkimit dhe të mbështesin “zigjelbërit” për të fituar duelin vendimtar me BVK Konjaren, që mund të ketë vlerën e inkuadrimit në Ligën e Dytë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close