Historia emocionuese e RB Leipzig

Skuadra gjermane ka arritur që në ndeshjet e 1/8 së finales të mposht Tottenhamin e Jose Mourinhos, me rezultat të përgjithshëm 4:0 (0-1, 3-0).

Historia e RB Leipzig është shumë emocionunese, dhe të bën të kuptosh se histori të tilla të dhuron vetëm sporti më i dashur në botë, futbolli.

RB Leipzig është themeluar në vitin 2009, dhe rrugëtimin e tyre filluan në ligën e pestë gjermane.

Ju deshen hiq më shumë se shtatë vite për të arritur Bundesligën, duke bërë katër promovime.

Në sezonin e parë në Bundesligë, ata përfunduan në vendin e dytë, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Dhe këtë sezon, që po del të jetë më i miri i tyre në Ligën e Kampionëve, ata siguruan çerekfinalen, duke mundur finalistët e sezonit të kaluar, Tottenhamin, që drejtohen nga Jose Mourinho, trajner që ka fituar dy herë këtë garë.

Historia vazhdon…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close