Shkupi nesër do të përballet me Tikveshin në ndeshjen e xhiros së 28-të në elitën vendore.

Për duelin ndaj Tikveshit nga tabori i bardhebluve ka folur Blerton Sheji, i cili mes tjerash ka thënë se nuk ka asnjë kundërshtarë të lehtë, por tri pikët duhet fituar.
“Realisht pauza na ka ndihmuar që të rikuperohemi fizikisht dhe të përgatitemi psiqikisht për ndeshjet e ardhshme, të cilët i llogaris si finale në vete. Jemi në një fazë ku çdo gabim mund të kushtojë në garën për titull. Gjatë kësaj kohe i kemi analizuar edhe kundërshtarët me të cilët do të përballemi dhe kemi punuar fort që pavarësisht vështirësisë, ne ta arrijmë me sukses objektivin tonë, e që është fitorja, duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Tikveshit. Kundër Tikveshit do jetë një ndeshje e vështirë, sepse në shtëpi ata gjithmonë luajnë me më shumë vetëbesim dhe organizim. Por besoj që nga atje do kthehemi me tri pikë”, ka thënë Sheji.
Ndeshja Tikveshi – Shkupi luhet nesër në Kavadar, duke nisur nga ora 16:00.

