Lëndohet Amir Rrahmani, zbulohet arsyeja pse u zëvendësua në minutën e 74’të

Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen e sotme kundër Milan në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.

Siç raportojnë mediumet italiane, ai ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë pas një kërcimi.

Kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja pse kapiteni i Kombëtares së Kosovës u zëvendësua në minutën e 74’të me Leo Ostigard.

Gjithashtu, trajneri Luciano Spalletti ishte i detyruar t’i bënte në pjesën e parë edhe dy zëvendësime të tjera, pasi u dëmtuan Matteo Politano dhe Mario Rui.

Ndryshe, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, por Milan u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi kishte triumfuar në takimin e parë në ‘San Siro’ 1-0 .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close