Gorica bën stërvitje pas mesnate 

Skuadra e Gorica që është pjesë e Ligës së Parë në Kroaci, po lufton që të mos bie nga kategoria. Suksesi 4 – 0 me Sibenik i dha 3 pikë me vlerë ekipit dhe kjo me sa duket u festua me alkool gjatë kthimit me autobus.

Për këtë, trajneri Zeljko Sopic i nxorri në stërvitje futbollistët nga ora 01:30 deri në 02:30 pas mesnate. Një veprim i paralajmëruar nga Sopic në fund të ndeshjes dhe lojtarët e panë veten sërish në fushë për shkak të veprimit të tyre dhe natyrisht që të largohej efekti i alkoolit.

Video u publikua nga vetë klubi dhe u shoqërua me diçiturën: Nëse ju zgjoi një dritë, mos u shqetësoni, janë vetëm prozhektorët tanë, ne po stërvitemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close