Frank Lampard ende beson në kualifikim: Në “Stamford Bridge” mund të ndodhin gjëra të veçanta

Skuadra e Chelseat pësoi disfatë nga Real Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League me rezultatin 2 me 0.

Pas ndeshjes, trajneri i Bluve të Londrës, Frank Lampard u deklarua për media dhe tregon se gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit.

“Rezultati ishte një realitet, por unë u thashë lojtarëve se gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit. Në Stamford Bridge gjithmonë ka pasur momente të veçanta. Real Madrid është një ekip shumë i fortë”, ishin fjalët e Frank Lampard pas ndeshjes

Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Chelseat dhe Real Madrid zhvillohet të martën e ardhshme nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Stamford Bridge”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close