Buba dhe Cuculi gati për tu kthyer në fundjavë, por te Shkëndija do të mungojnë dy tjerë

Shkëndija të shtunën në Tetovë përballet me Tikveshin në xhiron e 27-të të Ligës së Parë të futbollit në vend. Kuqezinjtë fundjavën e shkuar ishin të lirë dhe me qetësi kanë nisur planin për duelin e fundjavës dhe jo vetëm, pasi duke hyrë në fazën përfundimtare të kampionatit rëndësia e çdo takimi ka vlerë kapitale. 

Në këtë fazë të sezonit deçiziv është kontingjenti i lojtarëve, sepse lodhja, kartonat e lëndimet shpesh kufizojnë stafin teknik në ndërtimin e formacionit. 

Nëse më herët Doriev dhe tani edhe Maksimov kthehen në skuadrën kuqezi duke rikuperuar 100% dëmtimet e tyre, për arsye lëndimesh jashta grupit punojnë kapiteni Hasani, Cuculi, Murati e i riu Hamza.

Dy të fundit do të jenë sigurtë të paaftë në fundjavë, ndërsa shpresohet të kthehen deri të shtunën Hasani dhe Cuculi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close