Muharemi: Ndaj Skopjes do të jetë vështirë, të gjitha ndeshjet i kemi si finale 

Struga Trim Lum do të jetë mysafire e Skopjes nē Autokomandë për xhiron e 26-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. 

Liderët do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e mirë në kampionat dhe për të njejtën ka folur edhe sulmuesin anësor, Suhejl Muharemi. 

“Të dielën na pret një ndeshje e vështirë në transfertën në Shkup ndaj Skopjes. Edhe pse kjo skuadër për momentin ndodhet në pjesën e rrezikshme të tabelës së klasifikimit, kjo nuk është pasqyra reale sipas meje, pasi kjo skuadër një gjë të tillë dëshmoi edhe në ndeshjen e xhiros së kaluar kur mundi FC Shkupin në Çair. Pikërisht fitorja e tyre na ka mobilizuar më shumë si skuadër, ndaj dhe këtë javë kemi punuar më shumë në aspektin taktizues. Nëse realizojmë urdhërat e trajnerit dhe atë që kemi punuar gjatë javës në stërvitje, besoj se do dalim me një rezultat pozitiv, me të cilin do vazhdonim të jemi komod në krye të tabelës së klasifikimit. Duke filluar nga kjo ndeshje, e deri në xhiron e fundit, të gjitha ndeshjet tona janë si finale, pasi kanë shumë peshë dhe histori për ne si skuadër”, ka thënë Suhejl Muharemi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close