Bajrami: Ndeshja e fundit të jetë mësim për ne, kemi besim se do të ju kthehemi rezultateve pozitive

Shkupi neser do të përballet me Pobedën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të në elitën e futbollit vendor. 

Para kësaj sfide nga tabori i kampionëve në fuqi ka folur Melos Bajrami. 

“Ndeshja me Pobedën pritet nga të gjithë ne si çdo duel tjetër dhe do të jetë një finale e vërtetë për ne. Mendoj se akoma asgjë nuk ka mbaruar dhe kemi besim që do t’ju kthehemi rezultateve pozitive. Duhet thënë se ndeshja e kaluar duhet të jetë një mësim për ne, pasi futbolli ndonjëherë di të jete i pa parashikueshëm. Në Prilep shkojmë vetëm për tri pikë dhe të kthejmë atmosferë pozitive përpara dueleve të tjera deri në fund të sezonit”, është shprehur Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close