Amir Rrahmani është kthyer në titullar të padiskutuar te Napoli, me skuadrën e Spaletit që po bën një sezon të shkëlqyer në Seria A, por është kthyer padyshim edhe në surprizën e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Mediet italiane raportojnë se kontrata e mbrojtësit dardan me kryesuesit e kampionatit italian skadon në verën e 2024. Në një situatë të tillë Napoli raportohet se ka nisur bisedimet me Rrahmanin për të rinovuar kontratën deri në vitin 2027. Rrahmani para transferimit në Napoli, ishte pjesë e Veronës, Dinamo Zagrebit, Lokomotivës, Splitit dhe Partizanit.


