Ylli kolumbian po kërkon të largohet nga Real Madrid, shkaku i pak minutave që ka në dispozicion në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane.

AS bën të ditur se James Rodriguez karrierën mund ta vazhdojë te rivalët e Realit, skuadra e Atletico Madrid.
Kjo medie madje parashikon se 80 për qind një marrëveshje tashmë është arritur.
James, kaloi dy vite huazim te Bayern Munich, duke mos i bindur gjermanët për transferimin e përhershëm.
Verën e kaluar u rikthye te Real Madrid, por pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në bankinë.
Atletico Madrid, në krye me Diego Simeonen, duket se ka vendosur t’i jap kahje tjetër karrierës së futbollistit.

