Arbi Vosha kompleton 100 ndeshje me Makedonija Gjorçe Petrovin 

Arbi Vosha hyri në mesin e legjendave të Makedonija GJP si një lojtar i cili është pjesë e 100 ndeshjeve.

Anësori 21-vjeçar ka marrë një plaketë nga drejtuesit e klubit para ndeshjes ndaj Akademisë Pandev për paraqitjen e njëqindtë jubilare në fanellën e “luanëve”.

Arbi Vosha në karrierën e tij deri më tani ka luajtur vetëm për Makedonija GJP dhe këtë sezon ka luajtur në 16 ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close