Arbitër me klas, futbollisti zhvesh fanellën duke dedikuar golin shokut të sëmurë dhe s’ndëshkohet me karton!

Bota e futbollit meriton të shoh më shumë këso momente solidarizmi. Në ndeshjen e Erdivise, ku Ajax fitoi 4:0 ndaj Sparta Rotterdam, ka qenë një episod që rrallë herë shihet në futboll, por që meriton të shihet me shpesh. 

Njëri nga realizatorët në këta katër gola ishte edhe Mohammed Kudus. Ai shënoi nga një distancë e largët, por me impresionues ishte dedikimi i tij. Kudus ia dedikoi futbollistit, Christian Atsu, i cili dje gjatë ditës u gjet i vdekur nën-rrënoja në shtëpinë e tij ku ishte duke jetuar në Turqi.

Kudus hoqi fanellën, por një histori më e bukur ndodhi mes tij dhe gjyqtarit. Ky i fundit nuk e ndëshkoi me karton të verdhë, pavarësisht se rregulli e thotë që të ndëshkohet, por gjyqtari mendoi përtej futbollit.

“Ne kemi rregulla futbolli, por kjo është përtej futbollit, kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen. Arbitri më tha që nuk lejohet (heqja e fanellës) por ai e kuptoi sepse kjo është një situatë më e madhe se futbolli. Një respekt i madh nga unë për gjyqtarin e ndeshjes”, u shpreh ylli i Ajaxit

Gazeta Arena

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close